Statistikat e kancerit i gjirit

Autoritet shëndetësore botërore raportojnë për shtim numrit të pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit. 

Specialistët japin këshilla për parandalimin e sëmundjes dhe mënyrën se si mund të dallohet sëmundja në fazat e para të ekspozimit të saj. 

 Në ditën Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë kërkon të sensibilizojë opinionin për mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit nëpërmjet kryerjes së vizitave në kohë. 

Ndërsa nga të dhënat e OBSH-së bëhet e ditur se çdo vit, regjistrohen 1.2 milion të prekur nga kanceri i gjirit, dhe 500.000 vdekje prej tij, ne te gjithe boten. 

Rreth 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit. 

Sipas saj, kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç.