Ishte një lojë mjaft atraktive në gjysmën e parë me lëvizje herë në njërën e herë në anën tjetër të fushës, megjithatë munguan rastet e vërteta për të shënuar.
Sa u përket spanjollëve mund të përmendim goditjet e Arbeloas dhe Iniestas jashtë portës, ndërkohë që Ronaldo ka mundur të bëjë më shumë në disa raste.
Një lojë e zhvilluar kryesisht në mesfushë me shumë pak raste konkrete për të shënuar, derisa ekipet pritnin gabimin e palës tjetër për ta ndëshkuar.
Pjesa e parë e vazhdimeve ishte në favor të spanjollëve, të cilët patën një rast shumë të mirë shënimi përmes Andres Iniestas, ndërsa shumë afër ishte edhe gjuajtja e lirë e Sergio Ramos.
Furia e Kuqe luajti më mirë edhe në pjesën e dytë të vazhdimeve, ndërsa rastin më të mirë e pati Pedro, i cili nuk u tregua i shpejtë sa duhet.
Sido që të jetë, pas 120 minutave rrjetat heshtën dhe u desh që të ekzekutoheshin penaltitë për ta përcaktuar finalistin e parë.