Në pjesën më të madhe të Kampionatit të sivjetmë Evropian, Spanja ka luajtur pa sulmues tipik, gjegjësisht me Cesc Fabregasin në rolin e “sulmuesit të rrejshëm”, por kjo do të ndryshojë në finale.
“Tashmë kemi vendosur se kush do të fillojë në finalen e nesërme (e diel). Do të startojmë me tre sulmues”, ka deklaruar 61-vjeçari për Deportes Cuatro.
“Duhet ta respektojmë Italinë, e cila është e shkëlqyer. E ka fituar katër herë titullin e botës dhe po luan për mrekulli në këtë kampionat”.
“Mirëpo, le ta dijë e gjithë Spanja se djemtë e mi do të japin gjithçka nga vetja në këtë përballje”, ka shtuar Del Bosque.





