“Nuk mendoj se ne kemi luajtur mirë ndaj Norvegjisë, por kishte mirëkuptim për atë që kërkonte menaxheri. Nëse kështu veprohet edhe të shtunën, atëherë ekipi do të ketë edhe më shumë besim”.
“Më pas, Anglia gjithmonë kur shkon nëpër kampionate evropiane pritjet janë të mëdha. Le të shkojmë këtë herë pa qenë shumë optimistë dhe të shohim se çfarë do të arrijmë”, është shprehur Sheringham.
Anglia përballet në Grupin D me Francën, Suedinë dhe Ukrainën.





