Nën drejtimin e Joachim Low, gjermanët kanë marrë mirënjohje nga të gjitha anët për futbollin e tyre atraktiv, por mesfushori i Bayern Munichut thotë se ata duhet të shtojnë edhe ca agresivitet në lojën e tyre.
“Ne kemi nevojë për një dozë të caktuar të agresivitetit. Ju mund t’i fitoni ndeshjet jo vetëm duke luajtur në mënyrë atraktive. Andaj është e rëndësishme që ne të tregojmë virtytet ‘gjermane’, si edhe lojën atraktive”, ka thënë Schweini për DFB.





