26 vjeçari ishte tenist tejet i panjohur deri ditën e djeshme, kur e regjistroi vetëm fitoren e tretë në grand-slam turnetë.
“Nëse jam në gjendje të mposht Rafael Nadalin, jam në gjendje të mposhti të gjithë. Është tenis dhe të gjithë jemi njerëz. Ky është sporti. Të gjithë mund të humbasin dhe të gjithë mund të fitojnë. Ne jemi thjesht njerëz normal”, ka theksuar Rosol, i cili përballet me gjermanin Kohlschreiber në rrethin e tretë të Wimbledonit.





