Ndeshja filloi në mënyrë mjaft të baraspeshuar me çekët të cilët ishin më dominant. Sidoqoftë, me kalimin e minutave portugezët vazhdimisht e përmirësoheshin.
Në minutën e 40-të, Cristiano Ronaldo pranon një top të shkëlqyer nga Joao Moutinho, nga ku më pas bëri një rolling dhe gjithë ajo që bëri ishte goditja drejt e në shtyllën pingule.
Fraksioni i dytë, fytyrë tjetër. Portugalia fillon të marrë lojë në dorë. Përsëri Ronaldo shfaqej rrezikshëm me daljet e tij, por qëlloi edhe njëherë shtyllën pingule, kësaj radhe nga pozita standarde.
Edhe Nani ishte përballë pozitës së shënimit dy herë, por nuk arriti të realizonte.
Dhe, nervozën e tij Cristiano Ronaldo e shfryu me lot në minutën e 79-të kur realizoi me kokë për 1-0 dhe fitoren e madhe të Portugalisë.
Portugalia do të takohet kështu më 27 qershor me fituesin e duelit tjetër çerekfinal Spanjë-Francë.





