Holandezi thotë se kujtimet jo të mira pas penaltisë së humbur ndaj Chelseat nuk do të fshihen me lehtësi, por shpreson ta përmirësojë imazhin e tij në Euro 2012.
“Isha shumë i ngazëllyer për fundin e sezonit me Bayernin, por gjërat nuk shkuan mirë. Finalja e Ligës së Kampionëve ishte e jashtëzakonshme dhe kjo do të lërë shenjë në kokën time”.
“Nuk më pëlqen njerëzit të thonë se unë dështoj në finale, por kjo është diçka që më ka ndodhur kohëve të fundit”.
“Penaltia e mbrojtur nga Petr Cech gjithmonë do të jetë me mua, por shpresoj gjërat të shkojnë më mirë me Holandën në Euro 2012. Zhgënjimi me Bayernin gjithmonë do të jetë aty, por ëndërroj t’i jap fund sezonit mirë në Euro”, ka thënë Arjen Robben.





