Rizbulimi i ëndrrës evropiane


 Nga Anne-Marie Slaughter


Anne-Marie Slaughter

Të kaluarën dhe të ardhmen e Britanisë e bashkon Mbretëria. Liderët e Evropës nuk do ta tejkalojnë këtë krizë duke u bërë qytetarëve të tyre kërkesa për kursime. Ata duhet të marrin hapa konkretë, me Greqinë si një partnere e barabartë dhe e plotë, për të krijuar një vizion real drejt një BE-je të rivendosur. BE-ja nuk e ka një mbretëreshë Elizabeth. Çka kërkohet është një tjetër Schuman dhe Monnet

Kriza e euros dhe jubileu i ditëve të fundit i mbretëreshës Elizabeth duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Në fakt, së bashku na kanë dhënë një leksion të rëndësishëm: fuqinë e një tregimi pozitiv – dhe pamundësinë e fitores njëri pa tjetrin.Duke komentuar paradën me kuaj, historiani Simon Schama foli në BBC për barkat e vogla dhe idetë e mëdha”. Ideja më e madhe ishte se monarkia e Britanisë shërben për lidhje të së kaluarës së vendit me të ardhmen e tij në mënyra që tejkalojnë shëmtinë e politikës së përditshme. Trashëgimia e mbretërve dhe  e mbretëreshave shtrihet më shumë se një milenium në të kaluarën – simbolizmi i kurorave dhe mishërimi i fjalëpërfjalshëm i shtetit anglez dhe të sotmit britanik – i bashkon britanikët në një udhëtim të përbashkët. Cinikët mund ta cilësojnë këtë si një rutinë bajate. Por qëllimi që për t’i drejtuar sytë dhe zemrat në një narracion të shpresës dhe qëllimit – për t’i dhënë zemër, në vend se ta largojmë publikun. A e kanë të shkruar grekët, spanjollët, portugezët dhe evropianët e tjerë të zbatojnë një program të kursimit, sepse urtësia dominuese në Gjermani dhe në vendet e tjera veriore konsiderojnë se ata janë përfitues dhe përtacë? Ato janë fjalë keqdashëse, që krijojnë ndarje pikërisht atëherë kur më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe ndarje të barrës së borxhit. Greqia, veçanërisht, tani ka nevojë për një mënyrë për të lidhur të kaluarën me të ardhmen e saj, por nuk do të kemi rikthim të ndonjë monarkie. Dhe si flakadan i demokracisë së parë të botës, Greqia ka nevojë për simbole të ringjallura kombëtare, e jo për skeptër dhe mantel. Perëndimorët për herë të parë nëpërmjet Homerit kanë dëgjuar për botën ,mesdhetare: ishujt dhe limanet dhe njerëzit e bashkuar nga diplomacia, tregtia, martesa, nafta, vera dhe anijet e gjata. Greqia edhe një herë mund të bëhet shtyllë e një bote të tillë, duke përdorur krizën e fundit për të ndërtuar një të ardhme të re. Vizioni është më i mundshëm sesa dikush mund të mendojë. Fushat e gazit natyror në Mesdheun Lindor besohet se kanë më shumë se 122 biliardë kub, mjaftueshëm për të furnizuar mbarë botën për një vit. Më shumë gaz dhe fusha të gjera të naftës shtrihen në bregdetin grek në detin e Jonit dhe atë të Adriatikut, mjaft sa për të transformuar financat e Greqisë dhe mbarë rajonit. Izraeli dhe Qiproja po planifikojnë eksploatim të përbashkët; Izraeli dhe Greqia po diskutojnë për një linjë tubi; Turqia dhe Libani po shënojnë rritje; dhe Egjipti po planifikon të licencojë eksplorimin.
Por politika, si zakonisht, ndërhyn. Të gjitha shtetet e përfshira kanë përplasje për kufijtë ujorë dhe mospajtime politike. Turqit po punojnë me Qipron Veriore, pavarësinë e së cilës e njohin vetëm ata, dhe gjithnjë bëjnë zhurma kërcënuese ndaj Republikës së Qipros. Qipriotët grekë rregullisht mbajnë peng BE-në për marrëveshjet me Turqinë, sikur ka vepruar edhe Greqia. Turqit nuk do të lejojnë anijet qipriote të ankorojnë në limanet e tyre dhe nuk kanë mbajtur bisedime me izraelitët që nga koha e vrasjes së nëntë aktivistëve turq nga forcat izraelite për thyerjen e bllokadës izraelite të Gazës. Libani dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
Shkurt, pasuritë, vendet e punës dhe zhvillimi do të lulëzonin në këto vende, në rajon eksploatimi i përgjegjshëm i energjisë mund të bllokohet nga insistimi i secili që të marrë hisen e vet, duke dashur t’ua mohojnë qasjen armiqve të vet. Vizioni i Bashkësisë Mesdhetare të Energjisë kështu duket i destinuar të mbetet vetëm një ëndërr. Korriku do të jetë koha kur do të shënohet gjashtëdhjetëvjetorit i ratifikimit të Traktatit të Parisit, që themeloi Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe Çelikut (ECSC) ndërmjet Francës, Gjermanisë, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut vetëm gjashtë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë shtatëdhjetëvjetëve të mëhershme, Gjermania dhe Franca e kanë luftuar njëra-tjetrën në tri luftëra shkatërrimtare, dy të fundit kishin rrënuar ekonominë e Evropës dhe faruan një pjesë të popullsisë evropiane.
Urrejtja dhe dyshimi ndërmjet këtyre vendeve nuk është më pak i hidhur dhe më pak i thellë sesa ai që është në Mesdheun Lindor. Megjithatë, ministri i Jashtëm francez, Robet Schuman, me ndihmën e këshilltarit të tij, Jean Monnet, lansuan një plan për ECSC-në në vitin 1950, vetëm pesë vjet pas trupat gjermane kishin lënë Parisin, me qëllim të bënin “luftën jo vetëm të pamundshme materialisht, por edhe të paimagjinueshme”. Schuman propozoi që thëngjilli dhe çeliku franko-gjerman të viheshin nën Autoritetin e Lartë të përbashkët, duke ua parandaluar të dyja vende të mos lejonin përdorimin e materialit të papërpunuar të luftës kundër njëri-tjetrit, dhe kështu nxitën një ekonomi të përbashkët. ECSC-ja u bë bërthama e Bashkimit të sotëm Evropian. BE-ja sot është në litarë, por vetëm pak hapa konkretë të liderëve evropianë mund të hapin derën të ndjekin diplomaci të ngjashme që do ta mund të rikthenin ekonomitë e BE-së dhe Mesdheut dhe të transformojnë politikat energjetike të Evropës Azisë. Nëse Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian do të merrnin hapa për ta bërë tregtinë me Qipron Veriore subjekt të një votimi të kualifikuar, sesa një konsensus, BE-ja do të ishte e aftë të niste tregtinë me Qipron Veriore, dhe Turqia do të mund të niste të tregtonte me Qipron si një tërësi. Këta hapa do të mund të çonin drejt një kthese të një partneriteti turk, qipriot dhe grek të energjisë që do të promovonte nisma pozitive për ripajtim turko-izraelit. Plani Schuman mori dy vjet për t’u kristalizuar dhe një dhjetëvjetësh për t’u zbatuar. Por e hedh poshtë çdo shkëndijë të mundshme lufte dhe u dha evropianëve të pashpresë deri atëherë një vizion pozitiv për një të ardhme të re, diçka Greqia dhe Qiproja, për të mos përmendur vendet e Afrikës veriore dhe Lindjes së Mesme, kanë nevojë të jashtëzakonshme. Liderët e Evropës nuk do ta tejkalojnë këtë krizë duke u bërë qytetarëve të tyre kërkesa për kursime. Ata duhet të marrin hapa konkretë, me Greqinë si një partnere e barabartë dhe e plotë, për të krijuar një vizion real drejt një BE-je të rivendosur.
BE-ja nuk e ka një mbretëreshë Elizabeth. Çka kërkohet është një tjetër Schuman dhe Monnet.

Autorja është ish-drejtoreshë e planifikimit të politikës në Departamentin amerikan të Shtetit (2009-2011) dhe ish-rektore e shkollës publike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, “Woodrow Wilson”. Marrë nga “Project Syndicate”