“Il Foglio”
“Ne rusët e dimë më mirë se amerikanët se çfarë po ndodh në Iran; kini besim, ata nuk do të kenë bombën atomike”. Ishte “Debka”, një uebsajt i afërt me inteligjencën izraelite, që zbuloi përmbajtjen e një bisede të veçantë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit të Jeruzalemit, Benjamin Netanjahu. Kjo ishte një vizitë historike, një shpatë me dy tehe sekrete, ajo e Putinit dhe e shtetit hebre. Nuk kishte ndodhur që nga viti 2005 dhe kësaj here ishte pikërisht Putin që e kishte kërkuar. Po pse udhëheqësi rus kërkoi që të ishte Jeruzalemi ndër hapat e parë jashtë vendit pas rizgjedhjes së tij si president? Nëse Izraeli e ka mirëpritur atë duke sjellë atij një monument të Ushtrisë së Kuqe në qytetin izraelit të Netanja-s, Putin iu përgjigj duke veshur “kippah” në Murin e lotëve. Skena të pamendueshme njëzet vjet më parë, kur Rusia sovjetike rreshtohej me vendet arabe dhe armatoste grupet terroriste.
Gazeta Moscow Times, jo pa theks të tepruar, dje foli për "një kurs të ri" në mes të Moskës dhe Jeruzalemit, ndërsa Los Angeles Times shkruante për "muajin e mjaltit dypalësh". Izraeli ka qenë gjithmonë - për të thënë - pak e dyshimtë ndaj garancive ruse për bërthamoren e Iranit, që teknikët ish-sovjetikë po punojnë prej njëzet vjetësh. “Për Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme është një kufi i largët, ndërsa për Rusinë një kufi pranë shtëpisë", thotë Dan Vittorio Segre për gazetën italiane “Il Foglio”, ish-diplomat izraelit dhe analist i njohur i çështjeve të Lindjes së Mesme. "Interesi i saj në rajon është historik, shumë më i balancuar tani sesa në të kaluarën kundër Izraelit”.
Sipas Segre, Moska ka pësuar humbjen e inteligjencies me emigrimin hebraik në Izrael. "Sot Rusia është prezente kulturalisht, politikisht dhe ekonomikisht në Izrael, me një udhëheqje frut i një emigracioni që ka prekur një milionë çifutë rusë të lidhur thellësisht me vendin e origjinës. Dhe Putini konsiderohet si një udhëheqës të madh”. Shteti hebre është një thirrje fatale për Moskën, jo vetëm pse një e gjashta e popullsisë së Izraelit flet rusisht, por edhe për shkak se çifutët rusë në zgjedhjet e fundit shumica votuan për Putinin.
Mes Moskës dhe Jeruzalemit janë në lojë shkëmbime të rëndësishme ekonomike. Në frontin e prerjes së furnizimeve të gazit egjiptian ndaj Izraelit, Moska mund të parakalojë Kajron në marrëdhëniet tregtare me Jeruzalemin. Putini gjithashtu i ofroi bashkëpunim Netanjahut për shfrytëzimin e fushave të gazit në brigjet e Qipros dhe të Izraelit (depozita që pretendohen gjithashtu nga Ankaraja). Pikërisht marrëdhëniet e këqija mes Izraelit dhe Rusisë me Turqinë e Reçep Tajip Erdogan kanë bërë të mundur krijimin e lidhjeve edhe më të ngushtë mes dy vendeve, si dhe ato të Izraelit me aleatët e Moskës, të tilla si Greqia dhe Qipro. Po flitet edhe për një blerje ruse të dronëve izraelitë.
Në një raport për Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare (l’Institute for National Security Studies), ish-ambasadori izraelit Zvi Magen shkroi se "Moska paralajmëroi se Rusia dhe Izraeli janë në të njëjtën varkë". Putin dhe Netanjahu kanë frikën e një kryengritje islamike, e cila pas Kajros shikon Damaskun, ku kërcënohet regjimi i Bashar el Assad, një aleat i Moskës. Me Netanjahun, Putin nuk e mbajti sekret mosaprovimin e një "politike pro islame" të Shtëpisë së Bardhë në Lindjen e Mesme. "Në Moskë ka frikë për Islamin politik, veçanërisht në Kaukaz", thotë Segre. "Rusia e di se sfida e së ardhmes nuk qëndron vetëm në konkursin ndërkombëtar për ndikim mes Moskës dhe Uashingtonit. Por është në përplasjen demografike dhe ideologjike mes Islamit dhe Perëndimit, ku Rusia është pjesë për shkak të së kaluarës së saj të krishterë. Izraeli nga ana e saj ka nevojë për Rusinë, e cila kontrollon ushqyerjen e ushtrisë siriane, pa bërë fjalë për ndikim rus në Iran”. Pastaj është çështja e Qipros. "Nga atje kalojnë avionët që sjellin në Tel Aviv masat e hebrenjve rusë. Sot atje ka gaz. Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë që ka rrënjë të thella anti-semitizmi në Rusi dhe Putini me të vërtetë beson në "Protokollet e të Urtëve të Sionit" dhe dominimin hebraik të ekonomisë botërore. Ndoshta për këtë arsye flirton me Izraelin.