Bosi i ekipit kombëtar italian u kishte dhënë një premtim italianëve se do të vizitonte në këmbë manastirin Camaldolese në Poloni, në rast të kualifikimit të ekipit të tij.
Prandelli ishte shoqëruar nga pjestarët e stafit të tij teknik, ndërsa ata arritën në cakun e tyre pasi ecën plot tri orë e gjysmë, ndërsa u pritën shumë mirë në manastir.
Italia takohet me Anglinë në çerekfinalen që zhvillohet në Kiev të dielën.





