Azzurrët duhet të fitojnë ndaj Republikës së Irlandës dhe të shpresojnë që Spanja dhe Kroacia të mos barazojnë me rezultat 2-2 ose më lartë, në mënyrë që të kualifikohen në çerekfinale.
Megjithatë, FIGC e ka bërë të qartë se puna e strategut italian nuk varet nga (mos)suksesi në Kampionatin e sivjetmë Evropian.
“Cilido qoftë rezultati final, Prandelli dhe federata do ta vazhdojnë bashkëpunimin për dy vite të tjera”, ka deklaruar Abete për Sky Sport Italia.