Edhe pse kombëtarja e tij vjen nga tri ndeshje miqësore pa fitore, 42-vjeçari ka thënë se nuk ka frikë nga ‘Mannschaft’ dhe se do ta kërkojë fitoren.
“Duhet të jemi të organizuar për ta mposhtur Gjermaninë. Do të na nevojitet edhe kurajë, mirëpo nëse mendojmë vetëm për t’u mbrojtur, atëherë nuk do të marrim rezultat të mirë”.
“Duhet të sulmojmë, por në një mënyrë të organizuar. Mbi të gjitha duhet të jemi të fortë, agresivë dhe kohezivë, sidomos kur ta humbim topin”, ka qartësuar Bento për Uefa.com.





