Në takimin e zhvilluar në Pepsi Arena në Varshavë, polakët i dhanë fund ndeshjes në gjysmën e parë duke realizuar tri herë.
Ludovic Obraniak (13’), Robert Lewandoëski (37’) dhe Jakub Blaszczykowski nga penaltia (39’) ishin realizues në fraksionin e parë.
Në gjysmën e dytë, Polonia tundi edhe një herë rrjetin e Andorrës, ndërsa realizues ishte Marcin Wasilewski (77’).
Kombëtarja polake bën gara në Grupin A, së bashku me Greqinë, Republikën Çeke dhe Rusinë.





