I pyetur nga Gazzetta dello Sport nëse ekipi i Italisë mund të definohet si korrupsion, murr ose shpageta, francezi ka përdorur një emër tjetër – shampanjë.
“[Ata mund të definohen si] shampanjë. Pasi Prandelli e ka ndryshuar stilin e tyre të lojës. Ata janë një ekip që luajnë mirë që nga mbrojtja dhe shkojnë në sulm. Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm”.
“Jam i befasuar për të mirë nga Balotelli. Ai ka humbur disa raste, por së paku ka qenë kreativ dhe ia ka dalë mirë për skuadrën. Kurrë nuk e kam parë atë live, dhe më pëlqeu”, ka thënë Platini.





