Sulmuesi Rossoner përjetoi një sezon katastrofik për shkak të lëndimeve dhe shpreson që t’i ketë kaluar këto telashe, për një sezon të ri të suksesshëm.
“Kam pasur një problem muskulor, i cili më shkaktoi dëme të mëdha. Për një muaj ne i ribalancuam muskujt dhe kam qenë në gjendje të luaj. Të gjitha lëndimet ishin dramatike për mua. Unë rikuperohesha, më pas ndjeja dhimbje pas dy ndeshjeve. E di potencialin tim dhe shpresoj të marr pjesë në Lojërat Olimpike”, ka theksuar Pato.





