Olic mbetet jashtë Evropianit

Sulmuesi kroat, Ivica Olic, nuk do të luajë në Euro 2012 si pasojë e lëndimit – ka bërë të ditur Federata Kroate e futbollit.

Lojtari i Bayern Munichut u lëndua në ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, ndërsa trajneri Slaven Bilic ka shpresuar në riaftësimin e tij.

Mirëpo, ekzaminimet mjekësore kanë treguar se 32-vjeçarit i nevojiten nga katër deri në gjashtë javë për rikuperim.

Trajneri i Kroacisë ka reaguar shpejtë për zëvendësimin e Olic duke ftuar sulmuesin e Dnipros, Nikola Kalinic.

Kroacia e fillon Evropian me një ndeshje kundër Irlandës, kurse më pas do të luajë ndaj Italisë dhe Spanjës.