Bianconerët ngritën titullin e 28-të në histori të klubit muaj më parë dhe kanë nervozuar rivalët e përbetuar, Interin dhe Milanin, duke paralajmëruar një yll të tretë në fanellë për shkak se gjithë hierarkia e klubit juventin mendon se Juventusi ka fituar 30 tituj.
“Fanella e re e Juventusit nuk do të ketë yllin e tretë. Në vend të kësaj, nën logon e klubit do të jenë fjalët: 30 të fituar në fushë. Fanella jonë përfaqëson Juventusin dhe njerëzit e tyre. Vetëm klubi së bashku me fansat mund të definojnë identitetin tonë”, ka theksuar drejtori komercial, Francesco Calvo.
Juventusi është vetëm ekipi i tretë në histori që e kalon një sezon të tërë në Serie A pa pësuar asnjë humbje.