Të hënën mbrëma është njoftuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit, mirëpo zëvendëspresidenti i Rossonerëve thotë se akoma nuk është vendosur asgjë.
“Marrëveshja nuk është arritur. Do të duhet një kohë e gjatë për t’u arritur zgjidhja”, citon Ansa fjalët e Gallianit.
Raportohet se PSG ka ofruar 42 milionë euro për Silvan, ndërsa kjo shumë mund të arrijë deri në 50 milionë me anë të bonuseve.