Fituesit e deritanishëm të këtij trofeu janë Roberto Baggio (2003), Pavel Nedved (2004), Andriy Shevchenko (2005), Ronaldo (2006), Alessandro Del Piero (2007), Roberto Carlos (2008), Ronaldinho (2009), Francesco Totti (2010) dhe Ryan Giggs (2011). Anjë futbollist nuk e ka fituar dy herë këtë cmim.
“Shputa e Artë” është një çmim karriere i kufizuar për lojtarët mbi 29 vjet. Çmimi prestigjioz jepet çdo vit nga Principata e Monakos. Emrat zgjidhen nga juria e përbërë nga 58 gazetarë që prezantojnë mediat sportive në gjithë botën. Megjithatë, fituesi zgjidhet nga vota e tifozëve.
Të nominuarit për çmimin “Shputa e Artë 2012” janë:
Gianluigi Buffon (Juventus),
Iker Casillas (Real Madrid),
Didier Drogba (Chelsea),
Zlatan Ibrahimovic (Milan),
Kaka (Real Madrid),
Andrea Pirlo (Juventus),
Carles Puyol (Barcelona),
Clarence Seedorf (Milan)
Xavi (Barcelona)





