Anësori i Manchester Unitedit, Nani, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e vlefshme për Grupin B.
25-vjeçari u lëndua në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë dhe kishte dyshime se ai mund të mungojë disa javë.
Megjithatë, mjeku i përfaqësueses, Henrique Jones, mendon se ai do të jetë i gatshëm për sfidën e parë.





