“Kisha disa shanse, Ciristiano pati, dhe Almeida po ashtu. Në fund Ronaldo e shënoi një gol, ne e fituam ndeshjen dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Çdokush është i lumtur, ne të gjithë jemi të kënaqur me rezultatin. Çdo ndeshje bëhet edhe më e vështirë, por ishte një paraqitje e shkëlqyeshme nga të gjithë lojtarët sot dhe e gjithë skuadra është plot vetëbesim. Tash ne duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e madhe”, ka thënë Nani.





