Gjermani nuk është më i pazëvendësueshëm për shkak të konkurrencës së madhe për vende në formacion, ndërsa Sport Bild raporton se Nerazzurët tashmë janë të gatshëm që ta transferojnë mesfushorin në Meazza.
“Unë jam i fokusuar vetëm në Euron për momentin. Të gjithë e dinë se Bayerni ka qenë klubi im, kështu që nuk po mendoj për largimin. Sidoqoftë, nuk jam në një situatë ku nuk dua të dëgjoj oferta tjera”.
“Unë jam lojtar që merrem me këto punë në mënyrë profesionale dhe tentoj t’i ndihmoj ekipit. Sidoqoftë, unë nuk do të pranoj që të jem në pankinë në ndeshjet e mëdha. Jam shuma ambicioz për këtë. Të qëndroj te Bayerni deri në vdekje? Nuk mund të them diçka të tillë pasi nesër mund të vdes”, ka deklaruar Mueller.





