Moratti beson se italiani duhet të pranohet ashtu siç është.
“Unë gjithmonë jam në gjendje të fal gjithçka. E kam idenë se si është Balotelli, pasi e njoh që kur ai ishte djalosh. Ai ka një familje të mahnitshme, që e admirojnë dhe mbrojnë atë dhe ai e shpaguan dashurinë e tyre”.
“Por ka diçka në të që e bën atë mosbesues ndaj çdokujt, edhe ndaj atyre që e respektojnë, siç është rasti me Prandellin, që e ka ftuar atë në ekipin kombëtar”, ka thënë Moratti.





