(Corriere della Sera)
Franca dhe Italia kanë pasur në fund të viteve 70-të dhe mesin e 80-s, dy presidentë socialistë, Fransua Miteran dhe Sandro Pertini. A ka ngjashmëri dhe lidhje mes dy figurave, apo dallimet janë më të shumta, siç besoj, duke filluar nga përvoja e ndryshme gjatë pushtimit gjerman në vendet përkatëse? Pyet lexuesi Xhianpaolo Perinelli drejtorin e rubrikës, “Letra”, në gazetën italiane Corriere della Sera.
Ja dhe përgjigja e Sergio Romano, historian dhe editorialist: “I dashur Perinelli, unë nuk jam i sigurt nëse ata ishin të dy “socialistë”, siç ju shkruani. Partizani Sandro Pertini iu bashkua Partisë Socialiste pas Luftës së Parë Botërore, nga e cila ishte liruar me gradën e kapiten dhe me një medalje argjendi, dhe ishte e lidhur me idealet e rinisë së tij deri në fund të jetës. Ndërsa, presidenti Miteran mbërriti tek socializmi shumë më vonë, pas një rrugë të gjatë e të lodhshme. Kur “erdhi” në Paris nga provinca në vitet tridhjetë, ai shërbeu për disa kohë në radhët e njërës prej lidhjeve ekstra-parlamentare të shumta që pushtonin skenën e atëhershme tw politikës franceze. Quhej “Les Croix de deu” (Kryqet e zjarrta), dhe ishte katolike e luftarake, si dhe ishte themeluar nga një personazh interesant, koloneli François de La Roque, i cili kishte luftuar kundër rebelëve në Marok dhe në Fronti Perëndimor pas Luftës së Madhe të vitin 1916. Për të majtën franceze, në atë kohë, La Roque ishte një fashist, por përkufizimi ishte i shkurtër dhe ndoshta i padrejtë.
I thirrur për armë pas shpërthimit të luftës, Fransua Miteran u kap nga gjermanët gjatë përparimit të Vehrmacht-it, në qershor 1940, por u arratis nga kampi i përqendrimit dhe arriti tek Vishy, ku punoi në administratën e Marshallit Petain dhe pati një dekoratë, "Francisque", themeluar për ata që kishin dalluar veten e tyre në shërbim të regjimit. Ai ka argumentuar më vonë, megjithatë, që kjo dekoratë i është dhënë atij kur ishte tashmë në radhët e rezistencës.
Në vitet e para të pasluftës bëri një karrierë të shpejtë politike në një grup të vogël të qendrës së majtë, dhe ishte ministër i brendshëm në qeverinë e Pierre Mendes-France, kur shpërtheu lufta në Algjeri. Duke gjykuar nga deklaratat e tij në atë kohë, fellahin (fshatarët) ishin "armiq kundërshtues të pranisë tonë dhe është e nevojshme për t’i mposhtur me forcën e armëve”. Ndryshoi gradualisht pozicionin e tij në vitet e mëpasme, por për një kohë të gjatë ishte një politikan pa strehë, në kërkim të një partie dhe të një pjese në komedi.
E gjeti pas ardhjes së De Gol në pushtet kur ishte në gjendje për të fituar kredi si kundërshtari i madh i sistemit politik të themeluar nga Generali De Gol dhe e sfidoi presidentin në detyrë në zgjedhjet presidenciale të 1965 dhe 1974. Ai u mund në të dyja, por në vitin 1971 kishte arritur të fitonte udhëheqjen e Partisë Socialiste. Ai kishte kapur edhe pse kish rënë pas gabimeve të kryera në maj të 1968. Ai mori rolin udhëheqës në Kongresin e Epinay, e rinovoi parinë dhe ishte në gjendje të ndryshonte raportin e forcave mes socialistëve dhe komunistëve. Disa vite më vonë, në vitin 1981, ai fitoi presidencën dhe kryesoi PS në qeverisjen e vendit.
Ishte mrekullia e tij politike dhe socialistët i janë pafundësisht mirënjohës. Por gjithmonë kanë pasur te përshtypjen se Partia Socialiste ishte për François Miteran, ajo që ishte Sergio Marchionne për Fiat-it kur u bë shef ekzekutiv: një rrangallë e vjetër me një të kaluar të lavdishme me shumë potencial, por disi e rënë dhe e kalbur. Në politikën franceze të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë Fransua Miteran ishte një aktor i madh, të cilit i mungonte një teatër për të recituar dhe një dramë në të cilën të ishte protagonist. Ishte socialist sepse kështu ishte tabela e teatrit që priste një menaxher dhe një aktor”.