Milito do të mbetet te Interi

Sulmuesi argjentinas Diego Milito mendon vetëm Interin.

Milito ia ka besuar të ardhmen e tij klubit aktual, pavarësisht faktit se ai është duke u kërkuar nga shumë klube jashtë Italisë.

“Ka oferta për Militon nga Turqia. Megjithatë, ai do të mbetet aty ku është”, ka thënë agjenti Fernando Hidalgo për Sport Italia.