Corriere dello Sport shkruan se Milani është në biseda me Sheikun Mohammed për t’i shitur atij aksione në klub, që kapin vlerën e 200 milionë eurove.
Dhe shumica e këtyre parave të mbledhura do të shkojnë për ta transferuar Ronaldon nga Real Madridi.
Milani do t’i ofrojë Ronaldos 20 milionë euro në vit për ta bërë atë lojtarin më të paguar në histori të futbollit dhe po ashtu dëshiron ta bëjë portugezin transferimin e parë mbi 100 milionë euro.
Ronaldo së fundi ka deklaruar se ai dëshiron ta mbyllë karrierën në Madrid. Kontrata e tij tash ka një klauzolë blerëse që kap vlerën e një miliardë eurove.





