Tito Vilanova është zëvëndësuesi i Guardiolës dhe Messi është i lumtur që do të luajë nën drejtimin e tij.
“Unë po qëndroj te Barcelona dhe shpresoj që gjithçka të jetë e njëjtë edhe pa Pep Guardiolën. Tito ka personalitet krejt tjetër, por shpresoj që ai të mbetet në krye të klubit për një kohë të gjatë. Kjo do të thoshte se gjërat po shkojnë mirë”, ka theksuar Messi.