ME TUTJE SE ATY... - poezi dashurie

Me tutje se dashuria,
me tutje se misteri,
me tutje se aty je ti.

Me tutje se puthjet,
me tutje se koha,.
me tutje se aty je ti.

Shkoj ne takimin tend
te perndjek neper shtigje
ku ti shkel une e puth
dhe ti je me tutje

Me tutje se koha
perjetesisht adoleshente,
bjonde e ndjeshme
gjithmone e gezuar
Me tutje se aty je ti

Je mbreteresha e deshirave te mia
hena e mistereve
je me tutje se puthjet
ne ate kohe te humbur neper fletore

Me tutje se dashuria
me tutje se misteri
me tutje fletores tende
Me tutje se aty je ti

Nje femer ne fletore
e pushuar ne kohe.
Aty je ti.....

Related Posts: