Lojtari i Catanias e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Milani, por Rossonerët vendosën të mos e blejnë atë, ndërkohë që emri i tij është lidhur me disa klube në Itali.
“Spekulimet më japin kënaqësi, por tash për tash nuk ka asgjë konkrete. Nuk kam marrë ndonjë ofertë”.
“Do të më pëlqente të qëndroja në Serie A, jam shumë i lumtur këtu. Mirëpo, do t’i analizoj edhe ofertat që do të vijnë nga jashtë”.
“Po pres fjalë nga agjenti im, i cili po i evaluon disa oferta”, ka thënë 28-vjeçari për Sky Sport Italia.





