“Nuk e di nëse ndryshimi i menaxherit të Anglisë do të ndikojë në ta. Njerëzit thonë se sistemi i Hodgson është më ndryshe nga i Capellos. Por çelësi është se si do të adaptohen lojtarët”.
“Për mua Anglia gjithmonë do të jetë në listën e kandidatëve për titull. Ata kanë një histori të madhe dhe po ashtu kanë lojtarë të një niveli të lartë”.
“Fuqia e Anglisë është kualiteti i lojtarëve dhe fuqia fizike në ekip. Ata gjithmonë do të luftojnë për top. Dëshira është sensacionale”, ka thënë Mata.





