Azzurrët, të cilët së fundi u goditën nga skandali i basteve Scommessopoli, ndërsa u mposhtën 3-0 edhe në miqësoren ndaj Rusisë, do ta fillojnë garën evropiane pikërisht kundër Spanjës.
“Ne nuk kemi frikë nga askush. Ne jemi Italia, një vend i madh. Ne do të përballemi me kampionët e Evropës, të cilët luajnë futbollin më të bukur në botë”.
“Por verën e kaluar ne i mposhtëm ata pasi luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme dhe ne kemi nevojë të luajmë siç luajtëm në atë ndeshje”, ka thënë Marchisio.





