Klubi gjerman është lidhur me transferimin e Edin Dzekos nga Manchester City, mirëpo duket se negociatat kanë ngecur pasi klubi anglez kërkon 30 milionë euro për boshnjakun.
Kjo ka bërë që Bayerni të orientohet kah Mandzukic, i cili luajti mirë në fazën grupore të Euro 2012 për Kroacinë duke shënuar tre gola.
Sipas Kicker dhe Bild, 26-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje personale me bavarezët dhe dy klubet janë duke negociuar çmimin që lëviz nga 12 deri në 15 milionë euro.





