Po ashtu, strategu italian ka thënë se edhe Portugalia do ta eliminojë Spanjën dhe do të kualifikohet në finale.
Për më shumë, ai e ka krahasuar Kampionatin Evropian me Ligën e Kampionëve duke thënë se favoritët (Gjermania dhe Spanja) do të eliminohen ngjashëm sikurse u eliminuan Barcelona dhe Real Madridi nga Chelsea dhe Bayern Munichu.
“Finalja do të jetë në mes të Italisë dhe Portugalisë”.
“Do të jetë sikurse ndodhi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ku favoritët Barcelona dhe Real Madrid humbën në katërshen e fundit”, ka thënë Mancini për Radio RAI.





