Edhe pse nuk i ka punët mirë me trajnerin aktual të përfaqësueses dhe po ashtu e ka kritikuar për ndryshimet që ka bërë gjatë turneut, mesfushori gjerman megjithatë mendon se 52-vjeçari duhet të vazhdojë me punën e tij.
“Akoma mendoj se Joachim Low është njeriu i duhur për të qenë trajner. Ai nuk duhet të japë dorëheqje tash”, ka shkruar Ballack në kolumnën e tij për Express.





