‘Die Mannschaft’ siguruan gjysmëfinalen e Euro 2012 pas triumfit prej 4-2 ndaj helenëve, por mbrojtësi i Bayern Munichut kërkon përmirësime për kundërshtarin e ardhshëm, Anglinë ose Italinë.
“Ia vështirësuam vetes punët pa nevojë. Patëm shumë shanse kundër një skuadre që bënte lojë defensive që nga fillimi. Nuk shënuam dhe kjo i vështirësoi gjërat”.
“Dhe kur më në fund e shënuam golin, nuk patëm kujdes dhe pranuam (gol). Bëmë shumë gabime dhe duhet t’i rregullojmë këto”, ka thënë Lahm për ZDF.