Ishte një fillim mbresëlënës i Kroacisë, duke qenë se kjo përfaqësuese shënoi që në minutën e tretë. Darijo Srna krosoi në zonë, ndërsa Mario Mandzukic shënoi me kokë.
Pas një gjuajtje të lirë të Aiden McGeady, Sean St Ledger e barazoi rezultatin (19’) duke lënë përshtypjen se Irlanda do të kthehej në lojë.
Megjithatë, pa përfunduar pjesa e parë (43’), Nikica Jelavic riktheu avantazhin e ballkanasve.
Sikurse në fillim të pjesës së parë, ashtu edhe në të dytën, Mario Mandzukic shënoi me kokë (48’), kurse dallimi ishte te asisti, të cilin kësaj radhe e dha Ivan Perisic.
Pas xhiros së parë, Kroacia mban kreun e Grupit C me tri pikë, para Italisë dhe Spanjës që kanë nga një pikë, ndërsa Republika e Irlandës pa asnjë pikë mban pozitën e fundit.





