Klasicizmi në letërsi
Vjen pas humanizmit.Trashëgon kultin e antikitetit,koncepton norma dhe rregulla të reja , veçohet Nikolla Boallo, u paraqit në Francë në shek XVII dhe pastaj u përhap në tërë Europën.
Franca e atij shekulli udhëhiqte me tërë Europën,në saje të ndërtimit të monarkisë absolute të Luigjit XVII,mer rolin udhëheqës të qytetërimit europian,Luigji e forcoi pushtetin qendror , veçmas policinë që shtypte kryengritjet fshatare që kërkonin çlirim nga feudalizmi,ai rriti autoritetin e vet , të tjerët e konsideronin si mbreti diell,kurse ai për veten thoshte se shteti jam unë.
Luigji XIV mbuloi me përkrahje të madhe stimulative që u dha krijuesve dhe artistëve të njohur të kohës , i mblodhi në oborrin e vet , stimulonte me shpërblime , dekorta,ofiqe,tituj,pensione të majme dhe kështu oborri i tij në Versajë dhe në Sen Zhermen u bë qendra e letërsisë dhe e arteve dhe u quajtën letërsi dhe arte oborrtare.
Parimet Nikolla Boallo i paraqiti në veprën Arti poetik,kurse Dekarti në aspektin letrar ai është kundër universalizmit dhe lirizmit subjektiv e emocional të humanizmit,kërkon përshkrim individual kundër atij të përgjithshëm dhe logjik kundër atij emocional.
Ata bënë seleksionim në artin romak , e morën cezarizmin romak e jo atë republikan, i përgjigjej monarkisë së Francës,mbretërit e tragjedive më tepër u përngjanin Cezarit ose Lekës së Madh dhe kishin virtyte romake jo greke.
Përsosën stilin artistik duke e bërë atë të qartë dhe të saktë.
Poetika e klasicizmit i ndante veprat në : të larta si tragjedia,epopeja,oda,himni të cilat pasqyronin jetën e monarkëve,princërve,fisnikëve që zhvillohej në oborret mbretërore dhe të ulta si komedia,satira,fabula,epigrami,idilia etj ku pasqyrohej jeta e qyteteve ose banorëve të tyre .
Kemi modifikime në dramaturgji ku ndahet në tri njësi : të kohës që ngjarjet zhvillohen brenda 24 orëve,të vendit që ngjarja niste dhe përfundonte në një vend , të veprimit që vepra të ketë në ngjarje kryesore.
Ata kërkojnë ekzistimin e një kufiri të dukshëm mes tragjikes dhe komikes , të lartës dhe të ultës , të madhërishmes dhe të shëmtuarës që ato të mos ngatërrohen dhe të mos afrohen.
Klasicizmi në letërsi,letersia klasike histori,klasicizmi shqip,letersia klasike shqip,letersi klasike histori,historia e letersise klasike,