Kalou drejt Liverpoolit?

Sulmuesi i Chelseat, Salomon Kalou, mund të kalojë së shpejti te Liverpooli, pasi vet futbollisti dëshiron një kalim të tillë.
Kalou tërheq edhe interesimin e disa skuadrave tjera nga Liga Premier, por agjenti i tij Rodger Linse thotë se Liverpooli është opsioni më i mirë.

“Momentalisht janë duke u zhvilluar bisedime dhe natyrisht kur kjo ndodh duhet të jemi të kujdesshëm çfarë flasim. Liverpooli mund të flasë për vete dhe Schalkes për vete. Kjo është mirë”, ka thënë Linse.