Suedezi lidhet me një kalim të mundshëm te Rubin Kazani, ndërsa është shprehur i hapur për një transferim të tillë.
“Është gjithmonë një mundësi (kalimi në Rusi apo Ukrainë). Bota e futbollit po ndryshon”.
“Vendet e reja si Ukraina dhe Rusia po bëhen shumë të forta. Kemi luajtur kundër Rubin Kazanit këtë sezon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe ata janë një skuadër e fortë. Prandaj, do të thosha ‘pse jo’?”, ka deklaruar 29-vjeçari.