Iniesta: Titon mos e krahasoni me Guardiolën

Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, beson se është e pa drejtë që bosi i Barcelonës, Tito Vilanova, të krahasohet me ish-trajnerin, Pep Guardiola.

“Nuk është mirë që të fillojmë të bëjmë krahasime mes Titos dhe Guardiolës. Le të fillojmë mirë, të bëjmë gjërat e duhura dhe të mos vëmë nën presion ekstrem Titon”.

“Nuk ka dyshime se filozofia e tij nuk do të ndryshojë, por Tito ka idetë e tij. Ai është trajner i ri, që do të dëshirojë të aplikojë metodat e tij, mënyrën se si sheh gjërat, punon dhe i qaset gjërave. Shkur, ai dallon nga Pep. Pep ka ngjashmëri me të pasi kanë punuar bashkë, krah për krah, por Tito është Tito dhe Pep është Pep”, ka deklaruar Iniesta.