“E kam parë Francën në televizor disa herë dhe mendoj se ata do ta bëjnë Anglinë të vuajë”.
“Francezët janë përmirësuar nën drejtimin e Laurent Blanc dhe lidhja në mes të Yohan Cabaye, Franck Ribery dhe Karim Benzema është shumë e rrezikshme. Disa muaj më parë kam pasur dyshime. Por tash besoj se Franca është më e mirë se Anglia”.
“Anglia e ka ndryshuar trajnerin dhe sistemin. Ata po ashtu kanë pësuar disa goditje në fushë dhe kjo është për të ardhur keq, pasi kjo është një ndeshje aq e rëndësishme për ta”, ka thënë Iniesta.





