Mediat angleze besojnë se Chelsea dhe Porto janë pranë arritjes së marrëveshjes prej rreth 45 milionë eurosh, por 25 vjeçari ende nuk e di se çfarë po ndodh me të ardhmen e tij.
“Ne e dimë se lajmet për të ardhmen time po vijnë në baza ditore, por unë po tentoj të mos flas dhe ta lë në dorën e agjentit tim”.
“Jam i sigurtë se do të gjendet zgjidhja më e mirë, por gjithë ajo që po mendoj është të jem pjesë e planeve të Marco Menezes për Lojërat Olimpike”, është shprehur Hulk.





