1. “Atë të cilin namazi nuk e largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat vetëm se është larguar nga Allahu edhe më shumë.” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Atë të cilin namazi nuk e largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat, ai nuk ka fare namaz.”
Dhehebiu thotë: “Ibën El-Xhunejdi ka thënë se ky hadith është i trilluar dhe i shpifur.” (Mizan El-itidal, 3/293)
Hafidh El-Iraki thotë: “Zinxhiri i këtij hadithi është i paqëndrueshëm.” (Tahrixh El-ihja, 1/143)
Ndërsa Albani thotë: “Ky hadith është jo i saktë si nga zinxhiri i transmetuesve ashtu edhe për nga teksti.” (Silsile Ed-daifa, 2/985)
2. “Të folurit në xhami i ha (asgjëson) veprat e mira sikurse kafsha ha barin.” Në një transmetim tjetër: “Të folurit në xhami i ha (asgjëson) veprat e mira sikurse zjarri drutë.”
Hafidh El-Iraki thotë: “Nuk kam hasur në hadith të tillë.” (Tahrixh El-ihja, 1/136)
Sibkiu thotë: “Këtij hadithi nuk i kam gjetur ndonjë zinxhir transmetimi.” (Tabekat Esh-shafije, 4/145)
Ndërsa Albani thotë: “Ky hadith është i pabazë.” (Silsile Ed-daifa, 4)
3. "Puno për këtë botë sikur të jetosh në të për gjithmonë, ndërsa puno për botën tjetër sikur ke për të vdekur nesër.”
Albani thotë: “Nuk është transmetuar nga i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.” (Silsile Ed-daifa, 8)
4. “Unë jam gjyshi i të devotshmëve.”
Sujuti thotë: “Nuk njoh hadith të tillë.” (El-havi, 2/89)
Ndërsa Albani thotë: “I pabazë.” (Silsile Ed-daifa, 9)
5. “Vërtetë unë jam dërguar si mësues i juaji.”
Hafidh El-Iraki thotë: “Zinxhiri i këtij hadithi është i dobët.” (Tahrixh El-ihja, 1/11)
Ndërsa Albani thotë: “Hadithi është i dobët.” (Silsile Ed-daifa, 11)
6. “Allahu e frymëzoi dynjanë: Shërbeji atij që më shërben Mua dhe lodhe atë i cili të shërben ty.”
Albani thotë: “Hadithi është i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 12)
7. “Kini kujdes nga jeshili në pleh.” I thanë: “Çfarë është jeshili në pleh?” Tha: “Gruaja e bukur në fole të keqe.”
Hafidh El-Iraki thotë: “Hadithi është i dobët.” Po ashtu thotë se edhe Ibën Mulekin e ka bërë të dobët. (Tahrixh El-ihja, 1/42)
Albani thotë: “Hadithi është shumë i dobët.” (Silsile Ed-daifa, 14)
8. “Dy grupe njerëzish prej umetit tim, nëse përmirësohen, përmirësohen të gjithë njerëzit: dijetarët dhe udhëheqësit.”
Thotë Imam Ahmedi për njërin nga transmetuesit: “Është rrenacak, shpif hadithe.” (Tahrixh El-ihja, 1/6)
Të njëjtën fjalë kanë thënë Ibën Mein dhe Darukutni.
Albani thotë: “Hadithi është i shpifur.” (Silsile Ed-daifa, 16)
9. “Ndërmjetësoni me autoritetin tim, sepse autoriteti im tek Allahu është i lartë.”
Ibën Tejmije dhe Albani thonë: “Ky hadith është i pabazë.” (Iktida Es-sirat El-mstekim, 2/415; “Silsile Ed-daifa, 22)
10. “Kush del nga shtëpia e tij për në namaz dhe thotë: “O Allah, të lutem me hakun që ke ndaj atyre që të luten Ty dhe hakun që ke ndaj të ecurit tim (për në namaz)... Allahu me Fytyrën e Tij kthehet nga ai dhe një mijë melaike kërkojnë falje për të.”
Mundhiriu thotë: “Ky hadith është i dobët.” (Tergibë ve Terhibë, 3/273)
Busejriu thotë: “Zinxhiri i këtij hadithi është plot me transmetues të dobët.” (Sunen Ibën Maxhe, 1/256)
Albani thotë: “Hadithi është i dobët.” (Silsile Ed-daifa, 1/37).
Përktheu: Hasim Krasniqi
Burimi :http://forumi.kurandhesunet.net
Home »
Feja Islame
» Hadithe të dobëta dhe të trilluara