Montpellier besohet se ka pranuar të heqë dorë nga Giroud për një shumë prej 15 milionë eurosh.
Giroud është top golashënuesi i ekipit kampion Montpellier dhe është golashënuesi më i mirë për sezonin e kaluar në Ligue 1.
Zyrtarizimi pritet të vijë jo më larg se pas përfundimit të kampionatit evropian, ku Giroud mbron ngjyrat e kombëtares franceze.





