Giggs i zhgënjyer me mospjesëmarrjen e Beckham në LO

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është i zhgënjyer që David Beckham nuk është përfshirë në ekipin e Britanisë së Madhe që do të luajë në Lojërat Olimpike.

“Si një ish-bashkëlojtar dhe një mik i Davidit, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer për të”.

“Do të dëshiroja që ai të ishte në skuadër, por është puna e Stuart Pearce që të zgjedhë skuadrën për të cilën mendon se mund ta fitojë medaljen e artë, dhe këtë e ka bërë”.

“Fatkeqësisht, David nuk është në atë 18-tësh”, ka thënë Giggs për Sky Sports.