Fitore minimale e Anglisë

Vetëm një gol është shënuar në përballjen miqësore mes Anglisë dhe Belgjikës që u zhvillua të shtunën në stadiumin Wembley.

Ishte minuta e 36-të kur Danny Welbeck pranoi një top nga Ashley Young për ta shënuar golin, i cili rezultoi i fitores.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit të Manchester Unitedit me fanellën e kombëtares.

Në Euro 2012, Anglia do të konkurrojë me Francën, Suedinë dhe Ukrainën në kuadër të Grupit D.