“Finalja e Euro 2012” në Prishtinë

Finalja e kampionatit evropian Euro 2012 në mes të Spanjës dhe Italisë të dielën do të vijë në qendër të Prishtinës përmes ekranit gjigant.

KD EVENTS në bashkëpunim me Radiotelevizionin e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës do të organizojnë një festë në sheshin e kryeqytetit të Kosovës me moton “PA VIZA n’Finalen e madhe”.

Tifozët e futbollit mund ta shohin ngjarjen më interesante të vitit “live” si dhe të pinë dhe të argëtohen pa fund.

Përveç që ju do të mund të ndjeni emocionet e forta që u ofron ekipi juaj i zemrës përmes ekranit e zërimit profesionnal dhe atmosferës sportive pa asnjë pagesë, ju do të mund të kënaqeni edhe me pije freskuese dhe birrë Peja me çmime promocionale (vetëm 1 euro).