Anglia takohet me Francën më 11 qershor dhe Evra thotë se mungesa e Rooneyt është lajm i mirë se ardhur për kombëtaren Trikolore, që synon fitoren.
“Natyrisht, unë simpatizoj Rooneyn. Është goditje e rëndë për Anglinë që e humbi atë për dy ndeshjet hapëse. Por, unë nuk do të them se më vjen keq, pasi unë kam punë më të lehtë pasi s’duhet ta markoj atë”.
“Rooney është lojtar të cilin e dëshironi në ekip, ai nuk është dikush ndaj të cilit ke dëshirë të luash, sepse ai di të ketë impakt të hatashëm”, ka thënë Evra.





