Kontrata e 34-vjeçarit në Stamford Bridge skadoi në fund të muajit të kaluar dhe ai besohet se është duke zhvilluar negociata për disa muaj me klubin e Superligës kineze.
“Mundësia që Drogba të vijë ende është shumë e madhe. Besoj se drejtuesit e klubit ende janë në kontakte me Drogban”, ka thënë menaxheri i Shenhua, Sergio Batista.